E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR u jep ultimatum serbëve për barrikadat

KFOR u ka dhënë ultimatum serbëve të veriut të Kosovës që deri të dielën të largojnë vullnetarisht të gjitha barrikadat e vendosura nëpër rrugët magjistrale të kësaj ane, njofton Expres.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Erhard Dreës, ka thënë se popullatës vendore u është dhënë mundësia që gjatë kësaj fundjave të largojnë bllokadat e rrugëve dhe të lejojnë lëvizjen e lirë.

Përfaqësuesit e KFOR-it janë takuar me përfaqësuesit e katër komunave për të diskutuar largimin vullnetarë të barrikadave të rrugëve në pjesën veriore të Kosovës.

Misioni i KFOR-it është që të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe të mundësoj lirinë e lëvizjes për vete dhe për popullatën e Kosovës. KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë me vendosmëri, me kujdes dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje të plotë me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KFOR.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›