Obama Shtetet e Bashkuara me vitale dhe me te forta 10 vjet pas sulmeve terroriste

Presidenti Barak Obama tha dje se Shtetet e Bashkuara jane forcuar pas dites se erret te sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2011. Korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Shtepine e Bardhe Dan Robinson na informon se presidenti mbajti nje fjalim ne Uashington pasi mori pjese ne ceremonite perkujtimore ne Nju Jork Pensilvani dhe ne Pentagon per te nderuar rreth tre mije njerezit qe humben jeten.
Presidenti e mbajti fjalimin ne fund te nje dite udhetimesh gjate te ciles ai dhe e shoqja Mishelle vizituan tri vendet e sulmeve memorialin e Qendres Boterore te Tregtise nje fushe ne Shanksvill te Pensilvanise dhe Pentagonin ne Uashington.
Dita e kujtimit dhe nderimit te viktimave u mbyll me Koncertin e Shpreses ne Qendren Kenedi ne Uashington organizuar nga Katedralja Kombetare me pjese muzikore dhe nje fjalim nga Presidenti Obama.
Pas sulmeve tha presidenti amerikane u zgjuan ne nje bote ne te cilen djallezia ishte me afer nga sa mendohej dhe pasiguria kishte mjegulluar te ardhmen tone. Ai foli per sfidat qe vendi ka perballuar qe prej atehere.
Ne dekaden qe prej atehere shume gjera kane ndryshuar per amerikanet. Ne kemi pare lufte dhe recesion debate pasionante dhe ndarje politke. Ne nuk mund te kthejme jetet qe humben ate dite apo amerikanet qe bene sakrifica sublime ne lufterat qe pasuan.
Zoti Obama tha se elemente te rendesishem nuk kane ndryshuar. Karakteri i Amerikes refuzimi i Amerikes per tiu nenshtruar frikes dhe mbrojtja e palekundur e lirive dhe menyres tone te jeteses.
Ne i mbrojne me vendosmeri lirite tona. Po ne jemi me vigjilente kunder atyre qe na kercenojne dhe per mbrojtjen tone ne sakrifikojme rehatine. Debatet per luften dhe paqen per sigurine dhe lirite civile kane qene shpesh te ashpra gajte ketyre 10 vjeteve. Por eshte pikerisht forca e ketyre debateve dhe aftesia jone per te vendosur ne nje menyre qe eshte ne nderin e vlerave tona dhe demokracia eshte vleresimi i forces tone.
Presidenti vleresoi dy milione amerikanet qe kane shkuar ne lufte qe nga viti 2001 duke thene se ata kane demonstruar se kushdo qe na prek nuk mund ti shpetoje drejtesise kudo qe te jete ne bote. Zoti Obama vleresoi gjithashtu edhe kontributin e punonjesve te zbulimit dhe diplomateve amerikane.
Zoti Obama e cilesoi secilin nga vendet shembull te vitalitetit. Por ai tha se trashegimia e 11 shtatorit 2001 eshte me teper se sa monomentet e ngritura.
Me teper se monumentet do te jete trashegimia e 11 shtatorit nje trashegimi e zjarrfiksave qe ecen permes zjarrit dhe e ushtareve qe u regjistruan per te sherbyer trashegimia e punetoreve qe ngriten kulla te reja dhe e qytetareve qe perballuan friken e shumices se femijeve qe realizuan enderrat e prinderve te tyre. Per ne do te thuhet se ruajtem besimin dhe pas nje goditjeje te dhimbshme dolem me te forte se me pare.
Presidenti Obama u informua mbreme nga zyrtaret e kunderzbulimit rreth masave te sigurise qe ishin marre pas paralajmerimeve te javes se kaluar per nje kercenim te besueshem por te pakonfirmuar terrosit kunder Shteteve te Bashkuara. Zv/sekretari i shtypit te Shtepise se Bardhe Xhosh Ernest u tha gazetareve se ata diskutuan natyren e kercenimit qe eshte ende ne fuqi por tha se nuk pati informacion me specifik per Presidentin Obama