10 vjet pas sulmeve terroriste, SHBA-të përkujtojnë 11 shtatorin

Të mbledhur të gjithë në “Ground Zero”, presidenti amerikan Barak Obama dhe zonja e tij Mishel, së bashku me ish presidentin George Bush i shoqëruar me bashkëshorten e tij Laura Bush, kanë nderuar 3000 viktimat e sulmeve terrorriste të 11 shtatorit.
Ushtarët amerikanë kanë hapur një memorial nën tingujt e himnit kombëtar. Një minutë heshtje në orën 08:46, 09:03, 09:37 dhe 10:00 pikërisht në kohën, kur avionët goditën kullat, më pas Pentagonin dhe një tjetër që ra në Pensilvani, vunë qetësi për mijëra persona të mbledhur rreth memorialit. Më pas, riti i përvitshëm, leximi i të gjithë emrave të viktimave. Familjarët e tyre thoshin me zë të lartë emrat e të gjithë atyre, që humbën jetën nga sulmet e 11 shtatorit, ndër ta edhe vëllai i një ndër shqiptarëve që humbi jetën, Simon Dedvukaj. Një fjalë e shkurtër nga të dy presidentët. Obama lexoi një pjesë nga Psalmi 46 në Bibël, në të cilën flitej për mbrojtjen dhe forcën, që Zoti të jep kur je në telashe të mëdha.
Ndësa ish presidenti Bush lexoi para familjarëve një letër, ku ish presidenti Linkoln i ka dërguar një gruaja, e cila kishte humbur 5 djemtë e saj në luftën civile të asaj kohë dhe forcën që duhej treguar në raste tragjedish, dhe se disa njerëz vdesin për të mbrojur vendin e tyre.
Më herët, numri dy i administratës, Joe Biden, ishte bashkë me ish-presidentët Xhorxh Bush dhe Bill Klinton në Shanksvill të Pensilvanisë për ceremoninë e dedikimit të një memoriali viktimave të Fluturimit 93 të linjës ajrore United, i cili u përplas në një fushë gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011.
Memoriali prej guri të bardhë kujton përpjekjet e udhëtarëve dhe ekuipazhit për të mposhtur rrëmbyesit dhe për të penguar realizimin e objektivit të tyre. Nderime u zhvilluan edhe në Pentagon, ku i pranishëm ishte zv/presidenti Xho Bajden. Ai i cilësoi sulmet si tragjedi të panjohur më parë, por vlerësoi kush mendoi se Amerika do të gjunjëzohej nga këto sulme, mendoi gabim. Nju Jorku u blindua nga forcat e sigurisë, në të gjithë zonën për shkak të kërcënimeve, ndërsa momentet e leximit të emrave u shoqëruan nga të pranishmit dhe me lule në memorialin, kur emrat e rreth 3 mijë viktimave janë shkruar në mermer.