Tsunami në Japoni, përkujtohen viktimat

Në Japoni po mbahen ceremoni përkujtimore për të vdekurit dhe tubime kundër energjisë bërthamore-gjashtë muaj pas tërmeteve dhe cunameve shkatërruese, që ndodhën në këtë vend.
Tërmeti i shkallës 9.0 dhe cunamit pasues dëmtuar më 11 mars disa pjesë në veri-lindje të Japonisë, ndërsa patën shkaktuar krizën më të rëndë bërthamore në botë që prej katastrofës së Çernobilit më 1986. Rreth 20 mijë njerëz u vranë ose kanë mbetur të zhdukur, ndërsa vazhdojnë shqetësimet mbi kontamimin radioaktiv për shkak të shkrirjes së uzinës bërthamore në Fukushima Daiçi.
Qeveria e Japonisë, e cila u kritikua për shkak të reagimit ndaj katastrofës, pësoi një disfatë tjetër kur ministri i tregtisë, Joshio Haqiro, dha dorëheqje për shkak se e kishte quajtur “qytet të vdekjes” tokën përreth uzinës bërthamore.