E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Shtimi i trupave në Afganistan, vendimi më i vështirë



Dërgimi i 30 000 trupave shtesë në Afganistan, ishte vendimi më i vështirë që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ndërmori që pas marrjes së detyrës në postin e shefit të Shtëpisë së Bardhë. Ai tha se në fund të vitit 2010 do ta mësojë nëse po funksionon strategjia e tij për Afganistanin, shpallur pak ditë më parë. Obama ka premtuar ndryshime nëse ushtria amerikane nuk do të jetë në kursin e "sigurisë së qendrave me popullatë" nga militantët talebanë. Në vijim të intervistës dhënë për mediat amerikane, ndër të tjera shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se nuk ishte aspak i lehtë vendimi për dërgimin e 30 mijë trupave shtesë në luftën në Afganistan dhe se një vendim i tillë e kishte goditur emocionalisht. Intervista e Obamës është dhënë në bisedën e gjatë në emisionin '60 Minutes' të televizionit CBS, duke precisuar se do të duhet një vit për të kuptuar efikasitetin e strategjisë ushtarake në Afganistan. Gjatë intervistës , shefi i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj edhe pyetjeve për çështje të tjera si ekonomia , shëndetësia e deri tek hyrja e një çifti të paftuar në Shtëpinë e Bardhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›