E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrëthyesi, baleti në 5 netë shfaqje për publikun



E ku do të ishte më mirë që dhurata e festave të fundvitit nga Teatri i Operas dhe Baletit për publikun shqiptar të ishte baleti tradicional, "Arrëthyesi" . Për 5 netë me radhë, publiku do te kete mundësi të ndjekë premierën e cila ngriti siparin e saj në një mbrëmje të veçantë ku salla u mbush plot nga adhuruesit e artit të kërcimit. Zanafilla e baletit vjen nga fillimi i shekullit të 19 ku kryetari i bashkisë thërret një festë për miqtë e tij dhe fëmijët e tij të vegjël. Këta në pritje të dhuratave dhe tepër të entuziazmuar, vallëzojne teksa mbërrin zoti Drosselmeyer, një mik i familjes që u sjell dhurata gjithë fëmijëve, dhe i zbavit me lojëra shpejtësie, megjithëse në fillim u shtin frikë fëmijëve. Baleti në mënyrë befasuese përmban harmoni e ngjyra orkestrore moderne, përveçse një pasurie të mrekullueshme melodish. Muzika e baletit është ndër më kompozimet më popullore të traditës ruse. Në fakt, ajo i përket tradites romantike dhe përmban disa nga pjesët më të paharrueshme të kësaj tradite.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›