Obama Sulmi kunder bin Ladenit ishte 40 minuteshi me i gjate i jetes

Presidenti amerikan Barak Obama thote se dha urdher per sulmin kunder udheheqesit te al-Kaides Osama bin Laden pasi vendosi se mundesia per te kapur personin me te kerkuar i tejkalonte rreziqet. Zoti Obama tha gjate nje interviste per rrjetin CBS dje se shqetesimi i tij numer nje ishin pjesetaret e ekipit special. Presidenti u shpreh se kohezgjatja e operacionit ishte 40-minuteshi me i gjate qe kishte kaluar ndonjehere ndoshta me perjashtim te kohes kur vajza e tij e vogel Sasha u semur me meningjit kur ishte 3 muajshe. Zoti Obama tha se kushdo qe ka dyshime nese bin Laden e meritonte fatin e tij duhet te vizitohet per probleme ne tru. Presidenti amerikan tha se eshte ende e paqarte nese qeveria pakistaneze ishte ne dieni te faktit se bin Laden ndodhej ne vend. Por ai nuk i akuzoi autoritetet pakistaneze se kishin strehuar terroristin me te kerkuar ne bote.
Administrata Obama thote se materialet e grumbulluara nga kompleksi i bin Ladenit ne Pakistan tregojne se udheheqesi terrorist i kushtonte vemendje imazhit te tij dhe se ai mbetej nje udheheqes aktiv i operacioneve te al-Kaides 10 vjet pas sulmeve terroriste ndaj Shteteve te Bashkuara.
Ka kaluar me se nje jave qe nga vrasja e Bin Ladenit dhe administrata Obama po ben komentet fillestare lidhur me ate qe e cileson si thesar material te gjetur ne memorien e kompiuterave dhe pajisje te tjera te marra nga kompleksi ku jetonte bin Ladeni.
Keshilltari i Presidentit Obama Tom Donilon beri dje komente per emisionin e lajmeve Fox News.
Ende vazhdojme analizen e materialeve. Sasia e dokumentave eshte per tu shenuar. shte sasia me e madhe e dokumentave te zbulimit te gjetura nga nje udheheqes terrorist. Keto materiale duhet te perkthehen dhe te analizohen. Jemi aktualisht ne kete proces.
Zoti Donilon thote se videot e publikuara ditet e fundit ku Bin Laden shfaqet duke bere prova para se te regjistroje mesazhin apo duke ndjekur transmetime televizive per te ofrojne nje veshtrim me te thelle mbi kete individ
Mendoj se keto tregojne vemendjen qe ai i kushtonte imazhit te tij publik dhe vemendjen per rendesine e propagandes ne operacionet e al-Kaides.
Keshilltari mbi sigurine kombetare nuk pranoi te komentonte mbi te dhenat e zbulimit qe jane marre nga materialet e gjetura ne kompleks deri tani dhe nese keto materiale mund te cojne ne zbulimin e figurave te tjera apo komploteve te tjera te al-Kaides. Por ai tha se keto materiale tregojne se bin Ladeni ishte shume i angazhuar ne rrjetin terrorist
Osama bin Laden nuk ishte thjesht nje figure simbolike e al-Kaides. Faktikisht ai kishte nje rol operacional dhe strategjik ne organizate. Kjo gje del qarte nga informacioni qe kemi marre aktualisht.
Zoti Donilon tha se nder personat qe Presidenti Obama kontaktoi qe ne fillim pas operacionit te suksesshem te forcave speciale ne Pakistan ishte ish-Presidenti Xhorxh Bush.
Ne emisionin e lajmeve Fox News foli edhe nenpresidenti Dik ejni i cili kritikoi politikat e administrates Obama qe kane perjashtuar mbytjen e simuluar per te nxjerre informata nga personat e dyshuar si terroriste
Mendoj se shume teknika qe kemi perdorur per te garantuar sigurine e atdheut nen administraten Bush nuk jane ne perdorim me. Nuk e kam te qarte nese kemi ende nje program per marrjen ne pyetje te personave me interes apo nese mund ta nenshtrojme dike qe konsiderohet si i ndaluar me potencial nen nje program te marrjes ne pyetje per te nxjerre informata me rendesi jetike.
Drejtori i CIA-s Leon Panetta ka thene se disa nga te dhenat e zbulimit qe cuan ne vrasjen e Osama bin Ladenit ishin nxjerre nga individe te ndaluar dhe qe iu nenshtruan nje procesi te zgjeruar te marrjes ne pyetje.