Skela-danezëve: "Luftë" deri në fund
Nuk ka një skuadër që prej më shumë se tre muajsh, por gjithsesi stërvitet për ta mbajtur trupin në formë, pasi nuk dëshiron të humbasë vendin në Kombëtare. Ervin Skela është i sinqertë kur pohon se mungesa e praktikës së lojës nga të qënit pa skuadër ndikon në rendimentin e një lojtari, por megjithatë ai është i gatshëm të japë ndihmesën e tij për përfaqësuesen në një ndeshje shumë të rëndësishme si ajo kundër Danimarkës. Fan-tazisti 32-vjeçar thekson se në këtë sfidë është Danimarka ajo që ka shumë për të humbur. "Ata vijnë me një besim të plotë, sqaron vlonjati. Vijnë në Shq-ipëri me idenë se do të fitojnë dhe kualifikohen. Por ne duhet t‘ia bëjmë të vështirë punën Danimarkës dhe t‘u themi se në shtëpinë tonë jemi zotër dhe nuk i lëmë pikët kaq lehtë". Edhe pse të shumtë janë ata që e kanë konsideruar përballjen me Danimarkën si një ndeshje, që për Shqipërinë, tashmë të dalë jashtë objektivave realë për sa i përket renditjes në tabelën e klasifikimit, ka vlera thjesht në kolaudimin e ekipit të sa ardhmes, Skela mendon krejt ndryshe. Sipas tij, në këtë ndeshje është shumë i rëndësishëm edhe rezultati, pasi në rast të një hum-bjeje rrezikojmë shumë rënien nga vazoja e katërt, pasi Qipron e kemi shumë pranë. "Nuk disku-tohet që është një ndeshje shumë e rëndësishme, insiston me forcë ai. Ne duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të qëndrojmë në vazon e katërt atje ku mund të jemi mirë për shortin e elimina-toreve. Po ta shihni, jemi shumë afër Qipros në vendin e 38-të. Pikët janë shumë minimale. Çdo rezultat pozitiv na ngre shumë lart dhe kjo është gjëja jonë kryesore". Vlerat e kundërshtarit i njeh shumë mirë. Madje e pro-voi mbi shpatulla në ndeshjen 1 prillit në Kopenhagën, ku edhe pse ishte në fushë, nuk mundi ta ndihmonte skuadrën të shman-gte atë humbje të thellë 3-0. Por megjithatë ai mendon se ndeshja e sotme do të jetë krejt ndryshe, pasi që nga ajo kohë, në radhët e kuqezinjve kanë ndodhur shumë gjëra për mirë. "Nga ndeshja e parë kanë ndryshuar shumë gjëra argumenton mesfushori vlonjat. Në radhë të parë kemi ndryshuar trajnerin, i cili ka sjellë stil të ri dhe ide të qarta për lojën. Kemi pasur rezultate pozitive në këto dy ndeshjet e fundit. Kemi ndry-shuar shumë gjëra në aspektin tekniko-taktik. Kemi ndryshuar atmosferën e grupit si ekip. Jemi të rinovuar nga ana e lojtarëve. Po ta shikosh ndeshjen e parë në Danimarkë, kemi pasur një disfatë të madhe, sidomos atë dhe me Maltën". Madje një pjesë të fajit për atë humbje ua hedh edhe mungesave të rëndësishme: "Kishim 3 mungesa të mëdha, Lalën, Canën e Bogdanin. Altini mungon fatkeqësisht edhe këtë herë, por fatmirësisht kemi Bog-danin dhe Lorikun të rikthyer dhe nesër (sot) do të bëjmë një ndeshje shumë të bukur. Jemi të bindur që do të bëjmë një ndeshje të madhe dhe që do të marrim rezultat pozitiv dhe do të jemi kompetitivë". Në lidhje me komentet se Shqipëria është një vendi i keq për të luajtur futboll, Skela mendon se kjo shprehej mund të jetë thënë për të ilustruar faktin se "jemi vend i vështirë për të fi tuar dhe për të marrë pikët. Kjo është e vërtetë, sepse kushdo e ka provuar sesa e vështirë është që të merren pikët në fushën e tonë. Këtë do ta tregojë fusha e lojës dhe vetë ne". Për sa i përket rivalitetit për kualifi kim, Skela do të kishte preferuar më shumë të shikonte Portugalinë në Botëror, por tashmë luzitanët i kanë shan-set e pakta.