Obama Trupat amerikane jashte Irakut para festave te fundvitit

Presidenti amerikan Barak Obama ka njoftuar planet se te gjitha trupat amerikane do te terhiqen nga Iraku brenda ketij viti. Presidenti e beri kete deklarate dje pasi zhvilloi nje video-konference me Kryeministrin irakian Nuri al-Maliki.
Ne komentet ne Shtepine e Bardhe zoti Obama tha Trupat tona ne Irak pa diskutim do te jene ne atdhe per pushimet e fundvitit. Presidenti tha se ai dhe zoti Maliki ishin dakord ne kete pike. Marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Irakut tha zoti Obama po futen ne nje faze te re bazuar ne interesat dhe respektin reciprok.
Pak me vone zoti Maliki leshoi nje deklarate ne te cilen tha se ai dhe zoti Obama kane pikpamje te njejta per sa i perket fillimit te nje marreveshjeje te re pas perfundimit te terheqjes se trupave.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha dje pasdite se Shtetet e Bashkuara do te negociojne me qeverine irakiane pas fundit te ketij viti per mundesine e rolit amerikan ne stervitjen e forcave irakiane.