Klinton Mbeshtetja per Irakun e forte si gjithmone

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton theksoi se mbeshtetja per te ardhmen demokratike te Irakut mbetet e forte si gjithmone pa marre parasysh terheqjen e trupave amerikane nga atje. Sipas saj Shtetet e Bashkuara do te kene prezence te fuqishme dhe te vazhdueshme edhe pasi te gjithe trupat amerikane te largohen nga Iraku. Ajo tha se SHBA sebashku me aleatet e saj do te qendrojne ne mbrojtje te interesave te perbashketa. Ndersa te premten presidenti amerikan Barak Obama ka njoftuar se 40 000 trupa amerikane qe ndodhen ne Irak do te terhiqen deri ne fund te vitit. Madje edhe qeveria e Irakut e ka mirepritur kete vendim.