Perpjekja per te mbijetuar te bizneseve te vogla ne Nju Xhersi

Shume biznese te vogla ketu ne Shtetet e Bashkuara perballen me veshtiresi per shkak te situates se krijuar ekonomike ndryshimeve teknologjike si dhe konkurrences se rrjeteve kombetare te dyqaneve ushqimore. Ne qytetin e vogel Tinek ne Nju Xhersi - jo shume larg Nju Jorkut pronaret e bineseve e ndjejne kete veshtiresi prandaj ata perpiqen te gjejne menyra te reja per te mbajtur klientelen e tyre.
Ricard Heisler familja e te cilit ka kater breza qe merret me pasticeri eshte pronar i embeltores 80 vjecare me produkte kosher ne Tinek te Nju Xhersit. Pasticeria Buterflake eshte nje prej me te mirave ne zonen metropolitane te Nju Jorkut. Por Ricardi thote se ky eshte nje biznes qe po zhduket.
40 vjet me pare ketu kishte vetem nje pasticeri ku mund te blije nje embelsire. Sot klientet kane nje mori zgjedhjesh.
Ne kete mori te re zgjedhjesh perfshihen dyqanet qe i perkasin rrjeteve te medha te dyaqneve ushqimore. Shume prej tyre kane pasticerite e tyre brenda dyqaneve ku gatuhen embelsirat e fresketa. Ricard Heisler thote se po ben ndryshime per te mbajtur klientet.
I kemi vene si qellim vehtes qe te krijojme receta te reja per emblsirat. Dhe keto te mos jene vetem embelsira per komunitetin hebre i cili ka shume shtrirje ketu ne Tinek. Ne i sherbejme edhe komunitetit musliman Hindu si dhe komuniteteve qe duan dieta te vecanta...Pra kemi gjetur disa zona per te vazhduar biznesin tone.
Zona Keder ne Tinek ishte vendi i shume bisnezesve te vjetra te qytetit. Disa prej tyre e kane rishikuar natyren e biznesit per te mbajtur klientelen disa te tjere kane mbyllur dyert. Presidenti i Dhomes se Tregetise se Tinekut Lari Bauer thote se shume pronare biznesesh nuk e dine se duhet te kerkojne ndihme nga organizata e tij.
Mendoj shpesh se ata nuk e dine se ne ekzistojme dhe kur fillojne te kene probleme me biznesin nuk na kontaktojne. Ne perpiqemi te bejme ceshte e mundur per ti ndihmuar. Disa biznese jane mbyllur sepse pronaret e tyre duan qe mbas kaq vitesh te dalesh ne pension. Ne vend qe te gjejne dike tjeter per te vazhduar biznesin ata e mbyllin ate.
Per te qene ne gjendje qe te mbijetojne disa biznese te vogla jane pershtatur me nevojat e komunitetit thote pronari i nje dyqani ne Tinek. Ky eshte dyqan dhuratat esht kafe kosher qe ka edhe lidhjen e inetrnetit. Pronari i i saj Bruce Prince e hapi ate dy vjet me pare.
Ideja e biznesit te vogel mund te jete e dobishme per komunitetin ne shume menyra per te plotesuar nevojat e tij. Duhet te jesh i kujdesshem per te sjelle ate qe do komuniteti dhe me cmime me te mira.
Si pjese e perpjekjeve te tyre per te mbijetuar bizneset ne Tinek jo vetem qe po behen me shume specifike ndaj kerkesave te klienteve - por ato perfshijne edhe pune te artizaneve lokale ne dyqanet e tyre.