E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi Te japesh mesim per Amerikenjep rezultate

Mungese e mesuesve ne Shtetet e Bashkuara do te thote se eshte e veshtire te gjesh mesues qe te punojne ne zonat rurale dhe me te ardhura te pakta. Teach for Amerika  Jep mesim per Ameriken eshte nje organizate jo-fitimprurese e cila ndihmon per te mbushur kete boshllek. Ajo rekruton studente te sapodiplomuar dhe profesioniste te rinj qe te japing mesim ne keto zona. Ne nje shkolle ne Washington nje grua e cila dikur punonte per nje firme investimesh tani eshte mesuese.

Natasha Alford nuk ishte e kenaqur me punen e saj ne nje firme investimesh. Ajo donte te jepte ndihmesen e saj diku tjeter psh si mesuese. Por meqenese nuk kishte pergatitjen e nevojshme ajo nuk mund te kerkonte pune per mesuese. Ajo thote se programi Teach for America e ndihmoi te realizonte deshiren e saj.

Shihja qe studentet e diplomuar dhe mesuesit e ketij programi po arrinin te permiresonin leximin e femijeve brenda 2-3 vjetesh si dhe permiresime edhe ne lendet e tjera. Pra kuptova se edhe pa ndjekur studimet per mesimdhenie sipas menyres tradicionale une mund te jepja kontributin tim dhe programi Teach for America ishte rruga me e shpejte per tu bere mesuese.

Natasha jep mesim lenden e gjuhes angleze dhe te leximit ne kete shkolle qe financohet me fondet e shkollave publike ne Washington. Ajo eshte nje nga 9 mije mesuesit e programit Teach for America ne mbi 40 zona urbane dhe rurale me te ardhura te pakta. Natalie Ljukitis eshte zedhenese e organizates. Ajo thote se shume femije te familjeve me te ardhura te pakta nuk kane perparim te mire ne shkolle.

Programi Teach for America po e ploteson nevojen per mesues te efektshem dhe per nje komunitet arsimtaresh qe ti ndihmojne nxenesit.

Natasha Aford thote se shume nga nxenesit kane nevoje te permiresojne shkrimin dhe kendimin. Ajo i frymezon ata duke perdorur video dhe muzike ne klase. Edhe nje kokerr molle sherben si mjet ilustrimi.

Ajo thote se u meson nxenesve te flasin duke i shoqeruar  fjalet me gjeste per ta bere mesimin zbavites.

Pikerisht permes ketij lloj komunikimi me gjeste une kuptoj nese ata e kane kuptuar ose jo mesimin.

Mesimi ne kete forme ndihmon nxenesit si Luis Mota qe ka ardhura nga Republika Domenikane te perqendrohen ne klase.

Mesuesja e ben mesimin shume interesant sepse i pelqen te interpretoje dhe per kete e admiroj.

Natasha Alford thote se nxenesit nga familje te pakicave racore nuk kane nxitje per te ndjekur universitetit. Ajo vete ka mbaruar Universitetin Harvard. Edhe pse ka qene student shume e mire ajo thote se nuk do te kishte arritur atje ku eshte sot pa mbeshtetjen e prinderve dhe mesuesve.

Une isha nje nga studentet e pakte nga grupet e pakicave qe ndiqja klasa te avancuara. Kurre nuk kisha menduar qe do te mund te hyja ne Harvard pa me thene te tjeret se kjo ishte e mundur.

Natasha do qe nxenesit e saj ta dine se EDHE ata mund te shkojne ne universitet.

Mendoj se nese i trajtoj studentet sipas standardeve te larta edhe kur te largohen nga klasa ata do tu qendrojne ketyre standardeve dhe deshira ime eshte qe te gjithe ata te shkojne ne universitet nese kjo eshte zgjidhja me e mire per ta.

Kimiah Dokeri thote se mesuesja e saj e nxit te arrije rezultate.

Ajo e di se ne mund te dalim me mire me mesime se mund te kemi rezultate te mira ne jete te shkojme ne Universitet dhe kjo me frymezon.

Natasha thote se programi Teach for America ia ka ndryshuar edhe asaj jeten.

Kete dua te bej si pune dhe tani e mendoj te realizueshme te vazhdoj te punoj ne arsim. Ndjej qe me jane hapur dyert kudo sepse kalova neper kete program.

Natasha Alford eshte duke studjuar per te marre certifikaten e mesimdhenies dhe ka ne plan te vazhdoje punen ne arsim edhe pasi te perfundoje punen me programin Teach for America vitin e ardhshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›