Vdes pretendenti i kurores se Arabise Saudite
Vdiq princi i kurorës së Arabisë Saudite Sulltan bin Abdul-Aziz al Saud. I lindur më 1928, ai ndodhej në Shtetet e Bashkuara ku u ishte nënshtruar kurave mjekësore e ku në korrik i ishte nënshkruar një ndërhyrjeje kirurgjike për tumor. Televizioni shtetëror saudit ndërpreu programin e tij dhe transmetoi këndime të ajeteve kuranore. Sipas informatave të kanalit televiziv amerikan CNN princi Sulltan, i cili ishte edhe ministër i Mbrojtjes në Arabinë Saudite ishte gjysëmvëlla i Mbretit Abdullah.
Ceremonia funebre do të mbëhet në kryeqytetin Riad. Me vdekjen e tij linja e pasimit të pushtetit që në Arabinë Saudite nuk shkon direkt nga babai tek djali si në monarkitë europiane i shkon tani princit Nayef, ministër i Brendshëm që më 1975. Rreth 80 vjec ai shihet si më konservatori nga vëllezërit e mëdhenj, mbreti dhe princi i kurorës.
Delina Bitraku