Obama: Viti 2012 do të sjellë ndryshime akoma më të mëdha
WASHINGTON- Viti që do të vijë do të sjellë ndryshime akoma më të mëdha se viti 2011, theksoi sot presidenti amerikan, Barack Obama duke iu shprehur urimet e tij amerikanëve.
"Viti që kaloi ka qenë një vit me sfida dhe progrese të mëdha për vendin tonë'', theksoi Obama me rastin e fjalimit të përjavshëm radiofonik.
Duke iu referuar largimit të ushtarëve amerikanë nga Iraku dhe konfliktit afgan shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Amerika tashmë i ka dhënë fund asaj.
"Ne i dhamë një goditje të rëndë Al Kaedës dhe rritëm sigurinë e Amerikës'',- shtoi ai duke përmendur dhe eliminimin e Oussama Ben Laden në muajin maj në Pakistan.
Obama e vlerësoi 2011 si vit të shënuar pasi i është dhënë fund trazirave politke në mbarë botën arabe.
"Ne kemi qenë përkrah miqve tanë në mbarë botën gjatë katastrofave natyrore dhe revolucioneve. Nuk ka dyshime që viti 2012 do të sjellë më shumë ndryshim”,- përfudoi fjalën e tij Obama.
(el.me/BalkanWeb)