Viti 2012, Thaci: Vit i axhendës së Kosovës europiane
PRISHTINË- Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, duke i përgëzuar anëtarët, simpatizantët e PDK-së dhe gjithë qytetarët e Kosovës, me rastin e festës së Vitit të Ri, në takimin e fundvitit me anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, foli për angazhimet dhe rezultatet e partisë së tij, e cila drejton qeverinë e Kosovës që nga zgjedhjet parlamentare të nëntorit 2007.
“Viti që lamë pas, ishte vit i angazhimit për Kosovën evropiane dhe i shtrirjes së sundimit të ligjit në tërë Republikën e Kosovës”,- theksoi mes tjerash kryetari i PDK-së, njëherësh edhe kryeministër i Kosovës.
Në një komunikatë për media thuhet se në procesin e konsolidimit të shtetit të pavarur të Kosovës, PDK-ja ka shënuar rezultate të rëndësishme, duke dëshmuar se është subjekt politik i rëndësishëm, si me resurse njerëzore, ashtu edhe me vizion të qartë politik në konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
(el.me/BalkanWeb)