Obama: Vrasja e Gadafit, fundi e një epoke në Libi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha sot se vrasja e liderit të përmbysur të Libisë, Muamer Gadafi, “shënon fundin e një kaptine të gjatë dhe të dhembshme” për Libinë.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë,Obama theksoi se tash bota mund të thotë se definitivisht regjimit të Gadafit i erdhi fundi.
Mëtutje, ai ka kërkuar që libianët ta sigurojnë armatimin e rrezikshëm dhe t’i respektojnë të drejtat e njeriut.
Presidenti Barak Obama i ka tërhequr vërejtjen botës arabe se regjimeve të “grushtit të hekurt”, pashmangshëm do t’u vjen fundi.