Ban Ki-mun: Vdekja e Gadafit, tranzicion historik për Libinë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka vlerësuar se vrasja e Muamer Gadafit paraqert tranzicion historik në Libi.
“Kjo ditë shënon tranzicion historik për Libin. Në ditët në vazhdim, ne do të jemi dëshmitarë të festimeve dhe të pikëllimit për ata që vuajtën nga regjimi i tij. Na lejoni ta bëjmë me dije menjëherë se ky është fundi i fillimit”, tha Ban Ki-mun.
Më herët kryetari i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso tha se kjo ngjarje shënon fundin e një epoke të diktaturës dhe se ishte koha, që kjo periudhë të përfundojë, sepse populli i Libisë ka vuajtur për një kohë të gjatë. Ai shtoi se shpreson se tani populli i Libisë do të përqafoj lirinë duke ndërtuar një të ardhme të re demokratike.
Ndërsa kryeministri britanik Dejvid Kamerun u shpreh se populli në Libi tani ka rast të madh për të ndërtuar një të ardhme të fuqishme demokratike”.