E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten çmimet e perimeve për festat

Ardhja e festave të fundvitit në Shqipëri rrit çmimet e perimeve. Perimet e tregtuara në pazarin e ri kanë pësuar një rritje me rreth 20- 30 lekë. Tregtarët shprehen se rritja e çmimit ka ardhur dhe si rezultat i hyrjes së mallit të importit i cili gjithmonë është më i shtrenjtë. Ndërkohë që frutat nuk kanë pasur ndryshim në çmimin e tyre.
Ndërkohë që ka filluar të shitet edhe mbreti i darkës së Vitit të Ri gjeli i detit i cili kushton 800 lekë për kilogram. Tregtarët shprehen pas kamerave se ka pasur shitje megjithëse në ditët në vazhdim pritet që të rritet më shumë kërkesa.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›