E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta kundër Metës, ndjekje penale ndaj dy shtetasve

 Policia e Tiranës njoftoi se janë shoqëruar në ambientet e policisë, shtetasit E.Xhani, 24-vjeç, me banim në Tiranë si dhe E. Brahimllari, 20-vjeç, me banim në Tiranë.

 “Pasi kanë tubuar e protestuar të qetë, kanë kaluar më pas në rrugën “Sami Frashëri”, pranë Selisë ku ndodhet subjekti politik “Partia Socialiste për Integrim e Shqipërisë”, ku disa studentë (Anëtar të Shoqatës Mjaft dhe Organizatës së të rinjve), kanë fyer dhe qëlluar (me vezë) në lokalin e katit të I, ku ndodhet dhe selia e këtij subjekti”, thuhet në reagimin e Policisë së Tiranës. Këta shtetas do të ndiqen në hetim të lirë, për konsumim të veprave penale të “Dhunimit të pronës”, “Prishjes së rendit dhe të qetësisë publike” dhe të “Fyerjes”./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-13 15:51
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›