E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situatë e qetë në Mitrovicë

Mitorvicë - Është mbledhur sot Komiteti për Siguri në Mitrovicë i cili ka vlerësuar se gjendja gjatë fundjavës në këtë qytet ka qenë e qetë dhe pa incidente. Kryetari i komunës Bajram Rexhepi, tha se prej vendosjes së misionit evropian EULEX i në gjithë Kosovën duke përfshirë edhe veriun, gjendja ka qenë kryesisht e qetë dhe pa probleme. Sipas tij, në disa lagje të veriut, si në atë të Boshnjakëve dhe në zonën "Tre rrokaqiejt" ende ekziston nevoja për prani shtesë të strukturave të sigurisë në mënyrë që të parandalohet eskalimi i situatës.

Për Komandantin e Stacionit Jugor të Policisë së Kosovës, Bashkim Spahiu, edhe në zonën jugore të qytetit nuk ka pasur asnjë incident që vlen të përmendet gjatë vikendit. Të vetmet incidente duket se kanë qenë ata që kanë ndodhur në lagjen e Boshnjakëve. Sipas përfaqësuesit të Policisë Rajonale të Kosovës, Niman Januzi, gjatë fundjavës në Lagjen e Boshnjakëve janë shënuar dy raste të dëmtimit të veturave dhe një tjetër të dëmtimit të një xhami të një shtëpie të një pronari shqiptar. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe shefi i degës së Doganës të Kosovës për Mitrovicë, Bashkim Çitaku, i cili tha se lajmi i mirë është vendosja e doganierëve të EULEX it në pikat kufitare në veri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›