E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do të takohet me kryeministrin italian

Kryeministri italian, Mario Monti do të takohet me Presidentin amerikan, Barak Obama në Uashington.

Ata do të bisedojnë për hapat e ndërmarra nga qeveria italiane për të rifituar besimin e tregjeve si dhe për të forcuar rritjen ekonomike përmes reformave.

Siç raportojne mediat, bisedimet e dy udheheqësve do të përqëndrohen edhe në mbrojtjen e sistemit financiar europian, situatën në Lindjen e Mesme si dhe për samitet e ardhshme të G8-ës dhe NATO-s që do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara.

Në një interviste për gazetën “Stampa”, presidenti Barak Obama tha se Italia ka shënuar hapa përpara me Mario Montin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›