Princ Harry pilot, trajnohet për helikopterët Apache

Princi Harry ka përfunduar kursin e trajnimit të tij për pilotimin e helikopterëve Apache, madje ka fituar edhe një çmim të lartë duke u vlerësuar si piloti më i mirë në ndenjësen e parë të mjetit fluturues. Është hera e dytë që jepet një çmim i tillë. Ministria e mbrojtjes publikoi lajmin dhe tha se tashmë “ Harry është gati për sfidat dhe misionet e ndryshme për të drejtuar një nga helikopterët sulmues më të sofistikuar në botë’’. Princi Herry, i treti në radhë për fronin britanik, është kualifikuar si pilot i helikopterëve “Apache” , një hap ky që mund ta sjellë atë më afër rivendosjes në Afganistan.
Në deklaratën e bërë publike nga Pallati mbretëror, thuhet se 27-vjeçari ka mbaruar trajnimin prej 18 muajsh dhe se ka fituar edhe një çmim për aftësitë e tij si kopilot. Princi Herry është trajnuar në Shtetet e Bashkuara, në bazat në Kaliforni dhe në Arizona. Helikopterët e llojit “Apache” janë krijuar për sulme dhe për shkatërrimin e mjeteve të blinduara sic janë tanket. Harry është vlerësuar për aftësitë e tij, përsa i përket pozicionin, qëndrimin, njohjeve në artileri, për aftësitë në përdorimin e armëve dhe për performancën e tij gjatë mësymjeve taktike bashkë me të u stërvitën edhe 20 studentë të tjerë.
Helikopterët britnaikë Apache më së shumti janë të vendosur në afganistan dhe së fundmi janë edhe në mbështetje të operacioneve të natos në libi. Helikopterët Apache operojnë në cdo lloj situate të kushteve atmosferike dhe mund të zbulojnë ,të gjurmojnë, të klasifikojnë dhe të piektojnë deri në 256 objekte të mundshme brenda sekondave nëpërmjet radarit të kontrollit të zjarrit.