E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama do vizitoje te henen kufirin mes dy Koreve

Presidenti Barak Obama do të vizitojë zonën e demilitarizuar në kufirin e Koresë së Jugut me atë të Veriut para samitit bërthamor që pritet të mbahet në Seul. Udhëtimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara në zonën që ndan veriun dhe jugun në gadishullin Korean vjen në mes të tensioneve në rritje mbi planin e Phenianit për të leshuar një raketë muajin e ardhshëm. Shtëpia e Bardhë bëri me dije se vizita e tij do të jetë një mbështetje për Korenë e Jugut. Rreth 28.500 ushtarë amerikanë të vendosur në këtë zonë. Koreja e Jugut është teknikisht në luftë me atë të Veriut, sepse konflikti tre-vjeçar i tyre përfundoi me një armëpushim në vitin 1953 dhe asnjë traktat paqeje nuk u nënshkrua. Obama, i cili pritet të shtojë presion mbi Phenianit që të heqë dorë nga ambiciet e saj bërthamore, do të takohet edhe me presidentin e Koresë së Jugur Lee Myung-Bak para samitit, i cili do të mbahet ditën e hënë .Samiti tre-ditor përfshin më shumë se 53 udhëheqësve nga vendet dhe organizatat ndërkombëtare. Obama po ashtu gjatë vizitës së tij do tëtakohet me presidentin kinez Hu Jintao. Muajin e kaluar, Pheniani ra dakord të pezullojë testimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara në këmbim të 240.000 tonë ndihma ushqimore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›