Obama e Romni fushatë në Ohajo, Presidenti para në sondazhe

Një sondazh i publikuar sot tregon se presidenti Obama ka më shumë se 50 për qind përkrahje në të dy shtetet, pjesë e grupit të të ashtuquajturave shtete të lëkundura që pritet të përcaktojnë zgjedhjet e 6 Nëntorit, shkruan “Voa”.
Presidenti udhëheq ndaj zotit Romni 53 me 44 për qind në Florida dhe 53 me 43 për qind në Ohajo.
Sondazhet e Universiteti të “Quinnipiac”, “CBS News” dhe “New York Times” tregojnë gjithashtu se zoti Obama ruan epërsinë edhe në një shtet të tretë të lëkundur, në Pennsylvani, me mbështetjen e 54 për qind të të anketuarve krahasuar me 42 për qind të zotit Romni.
Zoti Romni u përball me kritika të gjera, pas një video të fshehtë të shfaqur javën e kaluar, e cila e tregon atë duke u thënë donatorëve se 47 për qind e amerikanëve, të cilët ai tha se do të votojnë për presidentin Obama, besojnë se janë "viktima" dhe se kanë të drejtë për të pasur mbështetjen e qeverisë.
2012-09-27 09:24