E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama emëron Sek. e Energjisë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama ka emëruar Stephen Chu, fituesin e çmimit Nobel për fizikën në vitin 1997, si Sekretar të Energjisë, duke shtuar kështu listën e zyrtarëve të lartë të administratës së tij, kur të marrë zyrtarisht detyrën në 20 janar. Nobelisti Chu tha se sfidat mjedisore me të cilat përballej bota, nuk duhet të nënvlerësoheshin, por sipas tij ato nuk ishin të pakëpërcyeshme. "Ajo që do të bëjë bota në dekadën e ardhshme do të ketë rrjedhoja të jashtëzakonshme që do të zgjasin për shekuj. Është e domosdoshme që të fillojmë pa vonesë. Presidenti i zgjedhur Obama ka krijuar kushtet për ta çuar vendin përpara me optimizëm, qetësi dhe vendosmëri. Me këto virtyte, SHBA-ja dhe bota mundet dhe do të triumfojë mbi sfidat ekonomike, të energjsë dhe të ndryshimeve të klimës," është shprehur Chu. Duke njoftuar emërimin e tij presidenti i zgjedhur, tha se prioritetet e administratës së re ishin, dhënia fund varësisë së Amerikës ndaj naftës së huaj si dhe lufta ndaj ndryshimeve klimaterike. Ai tha se pavarësisht një sërë politikash të Uashingtonit, varësia e Amerikës ndaj furnizimeve me energji është rritur në një kohë që burimet e botës po shteronin. Obama shtoi gjitahshtu se kishte mundësi pafund për të krijuar vende pune në industrinë e mjedisit. Ai njofoti se Carol Broëner, ish kreu i Agjencisë për Mrojtjen e Mjedisit në presidencën Clinton, do të koordinonte politikat e Shtëpisë së Bardhë për energjinë dhe klimën. Presidenti I zjgedhur Obama emëroi Lisa Jackson, aktualisht kryetare e Shtabit për guvernatorin e Nju Xhersit, si drejtuese të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Nancy Sutley, zv/kryetaren e Bashkisë së Los Anxhelosit si kryetare të Këshillit për Ambjentin në Shtëpinë e Bardhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›