SHBA,jo ndryshim politike ndaj Serbisë

Cameron Munter, ambasador amerikan në Beograd ka deklaruar se politika amerikane ndaj Serbisë dhe rajonit nuk do të ndryshojë - kur në krye të SHBA-ve të vendoset presidenti i ri, Barack Obama. Ai ka thënë se për këtë gjë është bindur nga ekipi i Obamas, të cilët i ka takuar javën e kaluar në Washington. I pyetur se çfarë mendon për marrëveshjen energjetike mes Serbisë dhe Rusisë, Munter për mediat serbe ka deklaruar se Serbia duhet t'i ketë raportet e mira me Rusinë, mu sikur me SHBA-të dhe BE-në, dhe ka shtuar se janë liderët e Serbisë ata që duhet të vendosin se si do të duken këto marrëdhënie.