E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama flet për kritikat ndaj vlersimit të tij me çmimin Nobel



Pak orë pasi Barak Obama mori çmimin Nobel për Paqen, për nder të këtij evenimenti u mbajt një darkë tradicionale për hir të personit fitues të këti çmimi.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Obama u shpreh se i mirëkuptonte zërat kritikë ndaj këtij çmimi, duke ditur se president i SHBA-së e fitoi këtë çmim vetëm 11 muaj pasi u zgjodh si zyrtari më i lartë i vendit të tij.
"Pasi prezantuesi më dha çmimin, ai dha një fjalim aq mbresëlënës saqë i thashë se ai po më bindte se unë e kisha merituar me të vërtetë këtë çmim mjaft të nderuar."- pohoi presidenti Obama gjatë darkës e cila ishte shtruar për nder të tij.
Obama, i cili është fituesi i tretë që e merr këtë nderim si president i SHBA-së, tregoi se çfarë kuptimi kishte për të dhe për pjesën tjetër të botës fitimi i këtij çmimi.
"Fatet tona janë në bazë të asaj çka ndërtojmë ne gjatë jetës sonë. Ne duhet që të ndërtojmë një botë më të mirë për nipërit dhe stërnipërit tanë."- deklaroi presidenti Obama. Udhëtimi i presidentit të SHBA-së në Oslo ishte një udhëtim i shkurtër, sepse direkt pas darkës, Obama së bashku me familjen e tij udhëtoi me Air Force One drejt Washingtonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›