E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama fton Senatin të ratifikojë marrëveshjen me Rusinë



Presidenti amerikan Barak Obama dhe aleatët kryesorë të Partisë Demokratike kanë bërë thirrje për ratifikim të shpejtë në Senat të marrëveshjes së re me Rusinë mbi reduktimin e armatimit bërthamor. Në një intervistë për televizionin "ABC", Obama u bëri thirrje ligjvënësve Republikanë ta mbështesin traktatin, duke thënë se kjo është në interesin më të mirë të SHBA-së, dhe do ta ndihmojë Uashingtonin të ballafaqohet në disa çështje, siç është ajo e përhapjes osë proliferimit, të cilat Obama i përshkroi si ndoshta kërcënimi më i madh që Amerika përballet në të ardhmen. Obama tha se Demokratët do të duhet të bindin të paktën tetë ligjvënës Republikanë për të siguruar dy të tretat e nevojshme të votave në Senat. Më 8 prill, Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe ai rus Dmitri Medvedev nënshkruan në Pragë marrëveshjen më të gjerë për çarmatimin bërthamor që prej dy dekadash. Në një ceremoni festive në kryeqytetin çek ata firmosën marrëveshjen pasuese të START 1 nënshrkuar në vitin 1991. Presidenti rus Medvedev foli për një hap të rëndësishëm në procesin e çarmatimit dhe në përpjekjet për mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. Nga ana e tij Obama theksoi se marrëveshja është edhe një angazhim i Amerikës për sigurinë e aleatëve tanë europianë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›