Obama, gati planin për trupa shtesë në Afganistan
Barak Obama pritet që të bëjë sot deklaratën më të fuqishme strategjike të presidencës së tij, deri më tani duke urdhëruar shtimin e mijëra trupave amerikane në Afganistan, ndërkohë që lufta në këtë vend sa vjen e po bëhet gjithnjë e më pak popullore. Lajmin për këtë lëvizje strategjike Obama do ta japë në një fjalim para kadetëve të akademisë ushtarake të West Point dhe pritet që ai të lajmërojë dërgimin e 30 deri në 35 mijë përforcimeve në Afganistan, në kuadër të strategjisë së re për këtë vend. Rreth 8 vjet nga sulmi ushtarak amerikan në Afganistan dhe rrëzimi i regjimit të talebanëve, pas refuzimit të tyre për të dorëzuar Osama bin Ladenin, Presidenti ndodhet nën presion edhe për sa i përket formulimit të një strategjie të përfundimit të kësaj lufte. Dhe këtë do ta bëjë brenda disa orësh. Afganistani po krahasohet gjithnjë e më tepër me luftën e Vietnamit.
Për sa i përket Afganistanit, në këtë vend ndodheshin 35 ushtarë amerikanë në momentin kur Obama u bë President, në fillim të vitit. Pas një përforcimi të trupave në shkurt, tashmë numri i tyre është 68 mijë dhe njoftimi i fundit do t‘i rrisë edhe më ato. "Ju duhet të nxirrni mësime nga historia dhe ndërkaq çdo moment historik është i ndryshëm, ndaj Afganistani nuk është dhe nuk mund të jetë një Vietnam", ka deklaruar Obama në shtator. Paraardhësi i tij, Bush, u përball me një kritikë të ashpër kur dërgoi në Irak 20 mijë trupa shtesë në vitin 2007, të cilat sipas tij do të vendosnin rregullin dhe qetësinë në një vend që po dominohej nga kaosi. Për sa u përket amerikanëve të vrarë, mbi 900 syresh kanë humbur jetën në Afganistan që nga fillimi i luftës dhe tetori ka qenë muaji më vdekjeprurës që nga viti 2001, me 70 ushtarë amerikanë të vrarë. Veç kësaj, të dy luftërat kanë pasur kosto jashtëzakonisht të mëdha për Shtetet e Bashkuara me një total prej 768 miliardë dollarësh dhe në vitin e ardhshëm pritet që kjo shifër të prekë triliardëshin. Frika e madhe është që dërgimi i trupave do të shtojë jo vetëm koston e luftë, por edhe deficitin buxhetor, duke ia hequr miliardat e dollarëve projekteve brenda Amerikës. Por të gjithë ngushëllohen nga fakti që në fjalën e tij parashikohet edhe një afat dhe strategji për përfundimin e luftës. Sipas Obamës, dërgimi i trupave në Afganistan ka një qëllim shumë të qartë dhe ai është parandalimi i shndërrimit të rajonit në një bazë të sulmeve kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq, Obama ka kërkuar edhe nga vendet anëtare të NATO-s që të rrisin kontributin e tyre me trupa në Afganistan, por duket se këtë herë do ta ketë të vështirë. Aktualisht në këtë vend ndodhen 42 mijë trupa dhe Obama do të donte që kjo shifër të shkonte deri në 110 mijë