E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delors, kritik ndaj Traktatit të Lisbonës

Një nga figurat politike më të respektuara gjatë historisë 50-vjeçare të Bashkimit Europian, Jackues Delos, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj kufizimeve të Traktatit të Lisbonës, thuajse 24 orë para hyrjes së tij në fuqi. Ish-presidenti i Komisionit Europian përgjatë një periudhe 10-vjeçare deklaroi para gazetarëve në Bruksel se traktati i ri ishte një hap shumë i vogël në drejtimin e duhur. Ai fajësoi për këtë qytetarët evropianë, të cilët nuk e kanë fort idenë se çfarë është e rëndësishme për Europën. "Nëse popullsia e Europës kërkon që nipërit dhe stërnipërit tanë të trashëgojnë një BE të ndërtuar mirë, por pa një ndikim real në skenën ndërkombëtare, atëherë kjo është përgjegjësia e tyre", ka thënë Delos. Edhe pse traktati u rrëzua në referendumet e mbajtura në Francë dhe Holandë në vitin 2005, projektkushtetuta e BE-së ndryshoi fare pak kur u shndërrua në Traktatin e Lisbonës.
Ish-presidenti i Komisionit Europian i bëri të ditura vërejtjet e tij para Komitetit të Social-Ekonomik të BE-së. Ndërsa për sa i përket çështjes së zgjedhjes së fundit të një presidenti të përhershëm të Këshillit të Europës, sipas Traktatit të Lisbonës, Delors tha se politikanët europianë kishin bërë zgjedhjen e duhur për Herman Van Roumpun, që deri pak kohë më parë ishte Kryeministër i Belgjikës. Roli i Presidentit të ri duhej qartësisht që të ishte ai i një kryetari, qëllimi i të cilit do të ishte përshpejtimi i procesit vendimmarrës, por jo veprimi si një ekzekutiv i tipit Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Nëse do të ishte zgjedhur një kandidat që do të ishte sjellë si një Kryeministër apo President, do të ishte shkaktuar shumë tension në BE dhe pas një periudhe 6-mujore gjithçka do të ishte paralizuar", ka përfunduar Delors.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›