City tenton Sneijderin

Pas Manchester Unitedit, i cili e dëshironte gjatë verës së vitit të kaluar, edhe Manchester City ia ka mësyrë Wesley Sneijderit.
Sipas mediave britanike, ‘Citizens’ janë të gatshëm t’i paguajnë 35 milionë euro.
Pasi e humbën Eden Hazardin, që do të shkojë në Chelsea, kampionët e rinj të Anglisë janë në kërkim të një mesfushori ofanziv dhe sipas Daily Mail, trajneri Roberto Mancini e ka veçuar ish futbollistin e Ajaxit dhe Real Madridit.
Përfaqësuesi holandez ka paralajmëruar se do të qëndrojë në Inter, por oferta e sheikëve arabë mund t’ia ndryshojë mendjen presidentit Massimo Moratti.