E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i ben thirrje Kongresit te punoj per hapjen e vendeve te reja te punes

Presidenti Barak Obama ka riperseritur thirrjen e tij drejtuar Kongresit per te vendosur interesat e vendit perpara interesave politike dhe te punojne per hapjen e vendeve te reja te punes per amerikanet.
Zoti Obama mbajti fjalimin e tij te perjavshme nga nje komunitet agrar ne shtetin Ilinois.
Ai i beri thirrje Kongresit te miratoje nje ligj per ndertimin e rrugeve urave dhe projekteve te tjera qe hapin vende pune ne infrastrukture. Ai gjithashtu u beri thirrje ligjvenesve qe te miratojne ligjin e taksave i cili u mundeson familjeve te kursejne 1 mije dollare ne vit.
Zoti Obama tha se keto jane ide te logjikshme te cilat jane mbeshtetur si nga demokratet ashtu edhe nga republikanet. Ai tha se anetaret e Kongresit te cilet po merren me lojera politike po e mbajne vendin prapa.
Presidenti Obama ka njoftuar se te prezantaje nje nisme te re per krijimin e vendeve te reja te punes ne fillim te shtatorit pas kthimit te kongresit nga pushimet e veres.
Ne fjalimin e republikaneve guvernatori Ohio John Kejsik u beri thirrje anetareve te partise se tij per te punuar me demokratet por ai paralajmeroi qe te mos behet kompromis me parimet e tyre.
Te premten qeveria tha se shkalla e papunesise muajin e kaluar u rrit ne 28 shtete perfshire  kryeqytetin i vendit Uashington.  Nente shtete regjistruan ulje te nivelit te papunesise kruse ne 13 shtete tjera niveli i papunesis nuk ka ndryshuar.
Niveli i papunesise ne Shtetet e Bashkuara  ka mbetur ne kuoten 9 per qind ose me lart per me shume se dy vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›