E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë mërzit shtypin

Uashington-Shtëpia e Bardhë deklaroi se “ndjen ankth dhe mërzitje” për problemet që po has shtypi amerikan këto kohë, por gjithashtu deklaroi se nuk kishte asnjë plan për të të shpëtuar medien.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs tha se "Nëse duhet ta themi troç, qeveria nuk ka asnjë plan”.

Pyetjes se ç’mendim kishte për mbylljen e disa gazetave në Amerikë dhe për pragmbylljen e një gazete të vjetër si Boston Globe, Gibbs u përgjigj se “Natyrisht Presidenti Obama dëshiron një shtyp të lirë dhe të fuqishëm”.

Zëdhënësi deklaroi gjithashtu se humbja e disa medieve në shumë shtete të Amerikës ishte trishtuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›