Obama i vendosur per marreveshjen Start me Rusine

Zyrtaret amerikane thone se ratifikimi i marreveshjes per kontrollin e armeve me Rusine eshte ne krye te axhendes se presidentit Obama dhe se ai do ta ritheksoje kete angazhim ne takimin me udheheqesin e Kremlinit Dmitri Medvedev.Dy presidentet do te takohen neser ne Yakohama te Japonise ku ndodhen per Forumin Ekonomik te Azi-Paqesorit.
Keshilltari i presidentit Obama per Sigurine Kombetare Tom Donilon e diskutoi ceshtjen e kontrollit te armeve para bisedimeve te dy udheheqesve neser. Keshilltari Donilon nuk beri komente lidhur me njoftimet e medias se administrata lsquoObama do te perpiqet te siguroje mbeshtetjen e Kongresit per traktatin duke shtuar fondet per objektet berthamore.
E perditshmja Washington Post citon burime ne Kongres sipas te cilave zyrtare te administrates jane perpjekur te sigurojne mbeshtetjen e disa republikaneve skeptike me premtimin per 4 miliarde shtese ne objektet e prodhimit te armeve berthamore.
Presidenti Obama dhe Dmitri Medvedev nenshkruan Traktatin e ri per Mosperhapjen e Armeve Strategjike ne prill por dokumenti nuk eshte miratuar ende nga parlamentet e dy vendeve.