E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje mes grupit palestinez Fatah dhe Hamasit

Grupi palestinez Fatah i presidentit Mahmoud Abbas ka arritur një marrëveshje me rivalet e Hamasit për të formuar një qeveri të përkohshme dhe për të mbajtur zgjedhje të përgjithshme brenda 8 muajsh.

Lajmi u bë i ditur nga përfaqësues të të dy grupeve, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kajro. Izraeli tha se marrëveshja, e cila është mundëusar nga Egjipti, nuk do të sigurojë paqen në Lindjen e Mesme.

Kështu, lëvizjet rivale palestineze, Fatah dhe Hamas, arritën një marrëveshje fillestare për përfundimin e përplasjeve katërvjeçare, e cila palestinezët i ka lënë të ndarë në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.
 

Agjencia MENA e Egjiptit, ka raportuar se përfaqësuesit e të dy lëvizjeve kanë rënë dakort për planin, i cili fton për krijimin e një qeverie të vetme gjatë ditëve të ardhshme dhe për përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Hamas ka fituar zgjedhjet legjislative palestineze të mbajtura në vitin 2006. Marrëveshja e papritur vjen në një kohë trazirash në Lindjen e Mesme dhe pas rrëzimit nga pushteti të presidentit egjiptian Mubarak, i cili ishte një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›