SHBA, shkon në 77 numri i të vdekurve nga tornadot dhe stuhitë

Raportohet se 77 persona kanë humbur jetën nga stuhitë e fuqishme dhe tornadot, në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara.
Në shtetin Alabama, zyrtarët kanë raportuar për 61 persona të vdekur gjatë së mërkurës, ndërsa 16 persona të tjerë kanë humbur jetën në Misisipi.
Në shtatë shtete është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, pasi më se 100 tornado kanë goditur këtë hapësirë.
Stuhitë e fuqishme kanë shkatërruar shtëpitë, automjetet janë përmbysur, ndërsa kanë shkatërruar shtyllat elektrike.