E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama jep edhe 195 mln USD ndihma për Sirinë

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka zhbllokuar një tjetër fond ndihmash shtesë prej 195 milionë dollarë, për popullsinë në Siri.

Me këtë ndihmë, shkon në mbi 1 miliard dollarë shuma që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar për ndihma humanitare, që nga fillimi i luftës civile në Siri, 2 vjet më parë.

Njoftimi i dërgesës së re koincidon me festimin e Fitër Bajramit, që shënon edhe fundit e muajit të Ramazanit.

Ndërkohë organizata e të drejtave të njeriut Amnesty ka publikuar pamjet satelitore që paraqesin qytetin më të madh të Sirisë Aleppon të shkatërruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›