Vulin: Fletët e votimit pa simbole shtetërore të Kosovës
Lista unike serbe do të korrë fitore absolute në të gjitha komunat me shumicë serbe, ka deklaruar drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Aleksandër Vulin ndërsa ka shtuar se serbët në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë që në materialin zgjedhor të figurojë simboli i Republikës së Kosovës.
“Prishtina frikësohet se do të ndodhë që serbët të kenë, kryetarin e Komunës, shefin e policisë, prokurorin edhe në qoftë se ata do të jenë përfaqësues legjitim të tyre “, ka thënë Vulin për gazetën serbe Danas.
Ai ka shtuar se presionet me të cilat po përballen për shkak të dëshirës që të formojnë listën unike serbe për zgjedhjet lokale në Kosovë, tregon se kjo është një përgjigje e duhur në situatën aktuale.
Vulin ka thënë se të gjitha bisedimet janë proces në vazhdim. Sipas tij, Prishtina vazhdimisht do të kërkojë arsyetime dhe ta vërtetojë veten si një shtet. Ne këtë nuk e lejojmë. Këtu paraqitet ndërprerja, tha ai.
Ai thotë se Prishtina mendon se në fletët e votimit dhe në materialin tjetër zgjedhor duhet të figurojë simbolet e shtetit të Kosovës.
Kjo për ne është e papranueshme. Për këtë ekziston OSBE, roli i të cilit për organizimin e zgjedhjeve do të jetë vendimtar, në mënyrë që zgjedhjet të mos paraqesin legalizimin e spastrimit etnik. Për këtë ne zëshëm kemi thënë se në qoftë se shkon EULEX-i, sa na përket ne gjithçka nis nga fillimi, tha Vulin.