E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Al-Kaida e dobësuar, por mbetet kërcënim

Në një raport të ekspertëve, që i është dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pretendohet se lideri i al-Kaidës, Ayman al-Zaëahri, po përpiqet ti bashkoj rajonet e ndryshme, por megjithatë Al-Kaida mbetet kërcënim.

Gjithashtu në raport theksohet se al-Zaëahri ka dështuar të ripërtërij bërthamën e udhëheqjes së grupit në Pakistan dhe se disa grupe të ndryshme, të ndërlidhura me al-Kaidën, ende janë në procesin e miratimit të taktikave të tyre dhe duke kërkuar shënjestra të reja.

Megjithatë, sipas raportit, këto grupe ende janë të afta për ndërmarrjen e sulmeve vdekjeprurëse.

Raporti, që mbrëmë iu dorëzua Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thotë se al-Kaida dhe grupet që bashkëpunojnë më të janë më të ndryshme dhe më të dallueshme se më parë, dhe janë të bashkuara vetëm nga ideologjia dhe përkushtimi për dhunë terroriste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›