E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki, qeveria e re humb votëbesimin

Qeveria e sapozgjedhur në Çeki ka humbur votëbesimin në parlament, duke bërë që vendi të hyjë sërish në zgjedhje, që parashikohen nga fundi i këtij viti.

Muajin e kaluar, presidenti Milos Zeman emëroi një aleat të vjetër, Jiri Rusnok, si kryeministër, pavarësisht kundërshtimit të partive kryesore politike.

Rusnok fitoi disa mbështetës më shumë në parlamanet, por ditën e mërkurë humbi votëbesimin me 93 vota pro dhe 100 kundër.

Paraardhësi i tij, Petr Necas, u dorëhoq në qershor, pasi ndihmësi kryesor i tij u akuzua për rryshfet dhe abuzim me pushtetin.

Dy ish-anëtarë parlamenti, një ish-ministër dhe kreu aktual dhe ai i fundit i inteligjencës së ushtrisë u burgosën gjithashtu, pas hetimit më të madh antikorrupsion në vend, që prej rënies së komunizmit.

Kritikët akuzuan Zeman se shpërdorim pushteti, kur ai bëri këshilltarin e tij të ekonomisë si kryeministër, i cili u betua në krye të një qeveri ekspertësh teknokratë, më 10 korrik.

Partitë e qendrës së djathtë, që kishin mbështetur Necas, argumentuan se kishin të drejtën për të formuar një qeveri, sepse kishin mazhorancën prej 101 deputetësh në dhomën e ulët të parlamentit prej 200 vendesh.

Ata propozuan spikeren Miroslava Nemcova, për postin e kryeministres.

Rusnok arriti të fitonte mbështetjen e partive të majta, përpara votëbesimit të së mërkurës, që kryhet zakonisht brenda 30 ditësh pasi kabineti është betuar, por sërish humbi pas një debati që zgjati 9 orë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›