"Obama ka aftësinë të ngrejë peshë njerëzit"
Në një intervistë me revistën gjermane, "Der Spiegel", Entoni Kenedi Shriver flet për potencialin prej lideri të Barak Obamës, përse është e vështirë ta krahasosh demokratin me Presidentin e famshëm të vrarë në një atentat dhe opinionin mbi kandidaten republikane për postin e zëvendëspresidentit të Amerikës, Sara Peilin.
Mendoni se është lëkundur besimi mbi kapitalizmin amerikan për shkak të krizës financiare?
Në rrjedhën e viteve vendi ynë është përballur me sfida të mëdha, shumë prej tyre më të mëdha se kjo për të cilën flasim- Depresioni i madh, Përl Harbor, Vietnami, lëvizja për të drejtat e njeriut, trazirat e Çikagos dhe të Indianopolis, Uatergeiti -të gjitha aq të forta sa të tronditnin besimin te sistemi ynë politik. Vendi do ta lërë prapa dhe do jemi më të forta nga më parë. Kemi energji të jashtëzakonshme.
Kriza aktuale ka potencialin për të prekur çdo sektor. Puna juaj në filantropi dhe në bamirësi mund të shkojë mirë vetëm në rast se njerëzit kanë ç‘dhurojnë. Ju kanë ndalur zhvillimet e fundit?
Aspak. Ky do të jetë viti më i mirë financiar për ne.
Cili prej planeve për shpëtimin e ekonomisë është më i mirë, ai i Barak Obamës, apo ai i Xhon MekKeinit?
Nuk bëhet fjalë se kush nga të dy ka planin më të mirë. Sfidat e mëdha gjithnjë i bashkojnë njerëzit dhe kjo do sjellë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës diçka që s‘e kemi parë prej vitesh. Brezi i Luftës së Dytë Botërore ka një lidhje të përbashkët: morën pjesë bashkarish në luftë kundër një armiku të madh. Kjo krijoi një ndjesi respekti dhe dinjiteti në kongres. Por askush që bën pjesë në brezat më të rinj nuk ka pasur rast të gjendet në mes të sfidave me të tilla përmasa. Sulmet e 11 shtatorit qenë një tragjedi e rëndë, por nuk na shtynë të vepronim si komb i tërë. Sfida ekonomike mund ta bashkojë vendin, përfshi Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin.
Po thoni se pavarësisht kush fiton zgjedhjet, që të dy do të jenë të detyruar të bashkojnë vendin?
Jo. Zgjidhja e Presidentit varet shumë më tepër nga arsye të tjera, se nga kriza aktuale. Është shumë e rëndësishme të zgjidhet Obama, pasi është në gjendje të fusë vendin në drejtimin e duhur. Të dy e shohin shumë ndryshe ndikimin që duhet të ketë qeveria në jetët e amerikanëve dhe Uashingtoni nëpër botë.
Me shumë gjasa, Obama do të jetë tepër i ndryshëm nga MekKeini. Ai ka bërë thirrje për rregulla më të rrepta në tregjet financiare dhe për shtimin e aktivitetit diplomatik. Do jetë antiteza e Bushit.
Bushi besoj se gaboi tërësisht, duke mos marrë parasysh vullnetin nëpër botë për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara pas tragjedisë së 11 shtatorit. Nuk qe në gjendje ta kapte dhe mendoj se në jetë nuk të paraqiten shumë mundësi të tilla.
Ǒmendoni për mungesën e përvojës së Obamës?
E kuptoj shqetësimin e njerëzve mbi këtë pikë. Është shumë e rëndësishme kur të duhet të udhëtosh nëpër botë, të takosh krerë shtetesh dhe për këtë vitet e shërbimit janë tepër të rëndësishëm. Por unë nuk mendoj se për këtë nevojiten domosdoshmërish postet politike, mund të arrihet edhe duke u informuar vazhdimisht e duke qenë pjesë e qarqeve të duhura. Ai zotëron aftësi të shkëlqyera gjykimi dhe mund të mësohet shumë mbi një njeri duke iu referuar zgjedhjeve që ka bërë në jetë.
Me gjykim të mirë e keni fjalën te qëndrimi i tij kundër luftës në Irak, kur të gjithë mendonin të kundërtën?
Të jep të kuptosh se është i kujdesshëm, i mençur dhe reflektues: cilësi shumë të rëndësishme te një lider.
As daja juaj, Xhon Kenedi, nuk kishte shumë përvojë politike kur u zgjodh President.
Kishte njëfarë përvoje. Kishte qenë kongresmen dhe senator. Fitoi edhe shumë përvojë duke marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore, nga e cila doli si hero. Shkroi një libër i cili u shpërblye me çmimin "Pulitzer" dhe ushtoi shumë.
Të gjitha këto duken paksa më shumë se përvoja e Obamës...
Por shikoni pak Sara Peilin. Duket zonjë e këndshme, por amerikanët tmerrohen kur mendojnë se një grua që deri vitin e shkuar nuk ka pasur as pasaportë, që ka drejtuar një shtet tepër të vogël, me shumë pak përvojë politike, është servirur për postin e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Çfarë është më e rëndësishme për një lider: të jetë në gjendje të frymëzojë njerëzit, apo të ketë programin më të mirë?
Skenari më i mirë është të ketë substancën bashkë me përvojën. Kjo e bën Presidentin Kenedi kaq të frytshëm dhe unik. Duket qartë që Obama ka aftësinë të ngrejë njerëzit peshë, por vështirë ta krahasosh me dikë si Xhon Kenedi, i cili e pati shansin për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë dhe kujtohet për arritje të rëndësishme në kohë të vështira.
Përgjatë fushatës nuk patët ndjesinë se Obama e teproi disi duke e krahasuar veten me dajën tuaj? Ceremoninë zyrtare të nominimit si kandidat zyrtar e zhvilloi në një stadium, ashti siç veproi Kenedi dekada më parë dhe shpesh mban fjalime në shkolla që mbajnë emrin e tij.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodh shpesh që liderë të rinj, ashtu si edhe ata të vjetrit, të kërkojnë ta lidhin veten me figura të së shkuarës, që janë admiruar e respektuar shumë. Duhet të vërejmë se Obama nuk është i pari që e bën këtë. Xhon Kerri u përpoq të gjente ngjashmëri mes vetes dhe Presidentit Kenedi: tha se edhe ai vinte nga Masaçusets, kishte shërbyer si senator dhe se kishte të njëjtat iniciale: John F. Kerry.
Por, në rast se kalohet masa, mund të shfaqesh në sytë e njerëzve si tepër arrogant.
Është gjithnjë e rrezikshme ta krahasosh veten me një figurë ikonë. Rrezikon të rezultosh në anën e kundërt të ekuacionit.
Kunati juaj, guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, flet me tone shumë miqësore për Obamën. Mund të përfundojë brenda administratës Obama (në rast se ky fiton zgjedhjet), megjithëse është republikan?
Është njeri me mendje shumë të hapur dhe në fund do të varej nga posti që do t‘i ofrohej dhe nga impakti që mund të linte një veprim i tillë. Besoj se po t‘i ofrohej mundësia e përshtatshme për të, do ta pranonte. Shumë prej vlerave dhe qëndrimeve të tij janë shumë të përafërta me platformën e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka edhe nga ato të platformës republikane.