Obama kalon natën, në hotelin ku vdiq Whitney Houston
BEVERLY HILLS- Presidenti Barack Obama, në një turne në perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kaloi dje natën në hotelin në Beverly Hills, në Kaliforni ku vdiq të shtunën e kaluar këngëtarja Whitney Houston, njoftojnë gazetarët, të cilët po shoqëronin presidentin amerikan.
Presidenti Obama pritet të marrë pjesë në mbrëmje në dy takime për mbledhjen e fondeve për rizgjedhjen në lagjet e pasura të qytetit të madh. Trupi i pajetë i këngëtares Whitney Houston u zbulua të shtunën nën ujë në vaskën e dhomës në hotelin "Beverly Hilton".
Asnjë shpjegim zyrtar nuk është dhënë ende për vdekjen e papritur të 48-vjeçares.
Zëdhënësi i presidentit Obama, Jay Carney, e kishte përshkruar të hënën vdekjen si tragjedi dhe u shpreh i sigurtë se presidenti Obama lutej për familjen e këngëtares, në veçanti për vajzën e saj.
(ma.ar/BalkanWeb)