'Kompetencat', Kushtetuesja shtyn në 29 shkurt kërkesën e Presidentit Topi
TIRANE- Gjykata Kushtetuese shtyu për më 29 shkurt, seancën gjyqësore për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit për emërimin e gjyqtarëve, e kërkuar nga Presidenti Bamir Topi.
Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u përballën sot në Gjykatën Kushtetuese përmes përfaqësuesve të tyre në lidhje me ndarjen e kompetencave në lidhje me emërimin e gjyqtarëve.
Kushtetuesja vendosi shtyerjen e kërkesës së presidentit Bamir Topi, i cili kërkoi interpretimin e mbarimit te mandateve për gjyqtarët Xhezair Zaganjori, Admir Thanza dhe Petrit Plloci. Presidenti dërgoi në Kushtetuese vendimin e Kuvendit, i cili miratoi zgjatjen e mandatit për 3 gjyqtarët.
Kërkesa për shtyrjen e seancës erdhi nga përfaqësuesja e Kuvendit në këtë proces, Arjeta Cefa, e cila deklaroi se Kuvendi nuk është gati të mbrojë cështjen në fjalë. Pasi dëgjoi palët, Kushtetuesja vendosi të shtyjë procesin për më datë 29 të këtij muaji.
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën e presidentit të Republikës ndaj Kuvendit, për kompetencat e të dy institucioneve, lidhur me emërimet në këtë gjykatë. Objekti i kërkesës së presidentit është: Shfuqizimi i vendimit nr.106, datë 23.06.2011 të Kuvendit të Shqipërisë; Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet institucionit të Presidentit të Republikës dhe atij të Kuvendit.
(el.me/BalkanWeb)