E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, grabitet e më pas plagoset tregtari 48-vjecar

GJIROKASTER- Një tregtar është grabitur e më pas plagosur nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur dje në Gjirokastër, ndërsa policia sqaron se tregtari i grabitur është shtetasi Hetem Kërpaçi.

Po sipas burimeve të policisë, këtij të fundit i janë grabitur rreth 1 mln lekë, e më pas është plagosur në të dyja këmbët. Pasi e kanë plagosur grabitësit I kanë marrë edhe furgonin.

Policia sqaron se ka identifikuar dy grabitësit, duke i shpallur edhe në kërkim.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›