Pavarësia, Obama uron presidenten Jahjaga
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një telegram urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosoves.
Në urim presidentit Obama shprehet se që nga shpallja e saj si shtet sovran, i pavarur, më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e një demokracie multietnike, pluraliste dhe tolerante në zemër të Ballkanit.
“E nderuara zonja Presidente. “Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i fortë dhe ju mund të besoni në mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës”,- thuhet ndër të tjera në urimin e presidentit Barack Obama.
(el.me/BalkanWeb)