Reshje bore edhe në qytetin e Fierit
FIER- Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura të shiut në Fier, të cilat vazhdojnë prej disa ditësh, sot ja kanë lënë vëndin një dëbore të dendur, por që shkriu shpejt.
Dëbora, fenomeni natyror që ka izoluar dhe bllokuar gjithë aktivitetin në veriun e Shqipërisë, për qytetin e Fierit është e pazakontë.
Qytetarët, veçanërisht të rinjtë dhe fëmijët të magjepsur nga peisazhi natyror që krijonin flokët e dendur të dëborës, dolën jashtë dhe sfiduan të ftohtin, pasi një rast i tillë nuk përsëritet shpesh.
(ma.ar/BalkanWeb)