LSI: Vendi pa qeveri
Tiranë-Lëvizija Socialiste theksoi sot se Shqipëria është pa qeverisje, pasi kryeministri Sali Berisha ka zëvendësuar punët e qeverisë me fushatën zgjedhore. “Komunikimi i qytetarëve me admnistratën shtetërore për qindra e qindra halle të tyre është bërë i pamundur, sepse kjo administratë ka humbur tërësisht rolin e saj dhe është shndërruar në një administratë elektorale që trasportohet anekënd Shqipërisë për të mbushur sheshet elektorale të Berishës”-theksoi Petrit Vasili, sekretar i Përgjithshëm i LSI-së.
Ai shtoi se shpërdorimi skandaloz i administratës shtetërore për qëllime elektorale ka paralizuar plotësisht funksionimin e shtetit, duke e kthyer shtetin nga një garant të interesave të qytetarëve në një antishtet elektoral. Vasili i ka kërkuar Berishës që të kthehet sa më parë në zyrën e Kryeministrit për të drejtuar Qeverinë.