E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon falje për djegien e Kuranit

TIRANE-Zyra e presidentit afgan Hamid Karzai tha se presidenti amerikan Barak Obama i ka dërguar një letër në Kabul për të kërkuar falje zyrtarisht për djegien e Kuranit në një bazë të NATO-s në Afganistan.

Në deklaratën e lëshuar nga kabineti i Karzait citohet se Obama ka cilësuar se incidenti nuk ishte i qëllimshëm. Presidenti amerikan thuhet se është zotuar për një hetim të plotë.

Djegia e kopjeve të Kuranit ka nxitur protesta në masë të madhe në Afganistan, disa prej të cilave kanë rezultuar të dhunshme.

Vetëm të mërkurën u raportua për shtatë të vdekur.

Ndërsa, sot, NATO njoftoi se një person i veshur me uniformë të ushtrisë afgane ka qëlluar për vdekje dy ushtarë të misionit paqeruajtës ISAF.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›