Braçe: PS do anulojë koncesionet politike. Naço: Koncesionet, ligjore
TIRANË- “Partia Socialiste do të anulojë të gjithë kontratat koncesionare, që janë politike. Kështu ka deklaruar sot deputeti socialist Erjon Brace, në interpelancën me ministrin e Ekonomisë Nasip Naco.
“Do i c’bëjmë të gjtihë kontratat ekstraligjore politike dhe klienteliste, njësoj sic keni bërë edhe ju, jo më larg sesa dy muaj më parë. vetëm në tre muajt e fundit, nëntor, dhjetor, janar, KESH ka blerë 74.2 milionë euro energji. Ka nisur të blejë me 60 euro dhe ka përfunduar të blejë me dyfishin me 118 euro, por duke refuzuar edhe oferta të tjera”,- deklaroi Brace.
Ministri i Ekonomisë Nasip Naco, nga ana e tij deklaroi se qeveria i ka anulluar disa kontrata me probleme.
“Sot një pjesë e opozitës bën kritikun e punës së të tjerëve duke harruar më dashje se edhe për ta ujrat kanë rrjedhur në të njëjtin shtrat, ku sot ndërtohen hidrocentrale. Sot është e thjeshtë për disa të sulmojnë këtë inciciativë të re dhe rezultative, sidomos rezultative sepse në kohë të tyre nuk kanë patur as ide dhe jo më rezultate.Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës ka nëshkruar rreth 114 kontrata koncensionare për ndërtimin e rreth 327 hindrocentraleve me një fuqi të instaluar me rreth 1400 mega/Wat më nje vlerë investimi për rreth 240 miliardë lekë”,- theksoi ministri Naco.
(el.me/BalkanWeb)