Gjykata rrëzon skandalin e tenderit të uniformave
Tiranë- Një nga hetimet më të bujshme kundër korrupsionit në sferat e larta të administratës shtetërore është shfryrë nga gjykata, e cila i ka shpallur të pafajshëm të shtatë zyrtarët e vënë në akuzë.
Gjykata e Tiranës, nuk e ka patur të vështirë të marrë një vendim për pafajsinë e tyre, pasi prokuroria kishte mbetur pa prova për t’i akuzuar të pandehurit, pasi e tërë akuza mbështetej në përgjimet telefonike ndaj të pandehurve.
Por Gjykata e Lartë, në një vendim të mëparshëm e kishte hedhur poshtë përgjimin duke e konsideruar atë të paligjshëm, edhe pse ishte bërë me vendim gjykate.
Hetimi ishte reklamuar me bujë tre vjet më parë nga zyrtarët më të lartë të policisë së shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, kur shtatë zyrtarë të Mnistrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Integrimit u morën të pandehur, të akuzuar për korrupsion në lidhje me tenderin e unformave të policisë, Gardës së Republikës dhe Forcave të Armatosura të Ushtrisë.
Por të shtatë të akuzuarit, ish zyrtarë, së bashku me pesë kompani private që do të bënin prodhimin e uniformave, u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë, për shkak të një vendimi që kishte marrë më parë Gjykata e Lartë, sipas të cilës përgjimet mbi të cilat ishte mbështetur hetimi për skandalin, ishin të paligjshme. Përgjigjmet tëlefonike dhe mjedisore ishin edhe pika e vetme ku prokuroria kishte mbështetur akuzën.
Sipas njësisë Task Forcë, në vitin 2009 është njoftuar nga agjensia e prokurot publik procedura e prokurorimit të fondeve publike për blerjen e uniformave me një fond prej 175 milione leke. Pas kësaj shpalljeje, katër biznesmenë kanë bërë marrëveshje dhe kanë paracaktuar lotet ku do konkurronin, përmes një pakti partaprak mes tyre. Ata kishin paguar ish drejtorin e drejtroisë së përgjithshme të prokurorimeve në Ministrinë e Brendshme Bujar Murati.
Hetimet kishin marrë shtysën nga informacione të shërbimit sekret dhe prokuroria kishte kryer përgjimin e të dyshuarve pasi kishin siguruar një leje nga gjykata e shkallës së parë, e konfirmuar edhe nga gjykata e shkallës së dytë. Por avokatët e të akuzuarve i kanë kërkuar pas marrjes së tyre të pandehur, që Gjykata e Lartë të japë një vendim nëse përgjimi konsiderohej i ligjshëm ose jo. Dhe vendimi i kolegjit ka qenë se përgjimi ishte i paligjshëm. Në këtë mënyrë është rrëzuar i gjithë hetimi dhe sot të akuzuarit e këtij skandali u deklaruan të pafajshëm.
Shkrime të tjera me interes:
- Korçë- Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e kreut të Omonias Korçë- Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës...
- Apeli rrëzon dënimin e Aldo Bares, procesi nga e para Tiranë – Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e...
- Gjykata rrëzon sërish kërkesën e Prokurorisë, Ndrea Prendi nuk do të shkojë në burg Tiranë- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për...